E FUNDIT/ Adoleshenti vret me thikë nënën, policia e gjen me gjak në duar
Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtetin fqinj të Shqipërisë.
Një 17-vjeçar ka vrarë me thikë nënën e tij në Itali.
Ngjarja tronditëse ka ndodhur në qytetin e Napolit, ndërsa mësohet se adoleshenti vrau mamanë në apartamentin ku jetonin
I riu goditi me thikë nënën e tij pas një debati, të cilin e dëgjuan edhe fqinjët.
Sipas medieve italiane adoleshenti u gjet me duart me gjak më momentin e arrestimit, ndërsa mësohet se ishte i birësuar.

