Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së

Ka vdekur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ish-ushtari i UÇK-së, Shaban Ibishi.

Sipas familjarëve, Shabani ka vdekur në gjumë, rreth orës 5:00.

Për vdekjen e ushtarit të UÇK-së ka shkruar edhe shoqata e veteranëve, duke thënë se Ibishi ishte që nga fillimi deri në fund të luftës ushtar në brigadën 141 “Mehë Uka”.

Njoftimi i plotë:

Sot ka ndërruar jetë veterani i Luftës së UÇK-së, Shaban Ibishi.

I ndjeri ishte ushtarë i UÇK-së, në Brigadën, 141, “Mehë Uka”, qysh prej fillimit të luftës deri në përfundim.

Ne jemi shumë falënderuese, mirënjohës për kontributin, sakrificën e dhënë gjatë kohës kur ishte më se e nevojshme.

Varrimi bëhet sot në varrezat e të merituarve në Shipol të Mitrovicës me ceremoni ushtarake të FSK-SË në ora 16:40.

Kryetari i OVL -UÇK-së, Dega në në Mitrovicë, Rafet Ibishi.