Ka ende njerëz të mirë

Gjesti i bacës Sabit (mbiemri i panjohur) e ka impresionuar një qytetar në Prishtinë, i cili rastin e ka postuar në rrjetet sociale.

Baci Sabit, siç e quan qytetari, pasi e dëmtoi një veturë padashje, duke dalë nga parkimi dhe pronari i saj nuk ishte aty për t`u marë vesh me të, vazhdoi rrugën e tij, por pasi la një adresë dhe numër telefoni në vendin e ngjarjes.

‘Ka ende njerez te mire!’, – tha dëshmitari i ngjarjes. 

‘Para pak qasteve, nje bac i moshes rreth 70 vjeçare, duke dale nga parkingu me veturen e tij Golf VI +, goditi aksidentalisht nje veture Renault Megane.

Une, nga ballkoni i shtepise e vezhgova tere ngjarjen.

Baci, e ndali menjehere veturen, dhe doli qe ta shikoi demin e shkaktuar.

Pasi pa qe demi ishte i konsiderueshem, dhe pronari nuk ishte prane vetures, baci nxorri letren dhe pasi shenoi diçka, e vendosi ne xhamin e perparem te vetures qe kishte goditur dhe vazhdoi rrugen.

Une, nga kurreshtja dola dhe e fotografova demin dhe letren dhe mbeta i habitur, e njekohesisht u ndjeva shume mire me veprimin e bacit.

P.S veprimi i tij, ma ndreqi diten!’