I keqësohet gjendja, mjeku konstaton se nuk kishte shenja jete

Policia po e heton vdekjen e një burri në Podujevë, i cili ishte dërguar për trajtim mjekësor, por mjeku kishte konstatuar se nuk kishte shenja jete.

Podujevë 27.06.2022 – 19:00. Raportohet se viktimës mashkull kosovar i ishte keqësuar gjendja e më pas i njëjti është dërguar për tretman mjekësor me ç’rast mjeku përgjegjës ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në IML për obduksion.