Varrosën nënë e bir që humbën jetën dje në lumë

Nënë e bir, të cilët humbën jetën dje tragjikisht në lumin Osum janë përcjellë sot për në banesën e fundit.

Klaudia Xhaferraj ishte 25-vjeçe, ndërsa djali i saj Samueli – 6 vjeë.

Sipas burimeve zyrtare të policisë shkak për aksidentin e rëndë është bërë “pakujdesia në drejtimin e mjetit” nga 25-vjeçarja, e cila kishte bërë fillimisht një parakalim të gabuar dhe më pas kishte humbur kontrollin, duke u përplasur me kangjellat e rrugës e duke rënë në lumë.

Mësohet se Xhaferaj e kishte marrë patentë shoferin para 20 ditësh.

Sipas ekspertizës paraprake, vdekja është shkaktuar nga mbytja, si pasojë e qëndrimit të gjatë në ujë. /abcnews.al/