Arrestohet në flagrancë një dyshuar për vjedhje në Gjilan

Një person nga Prishtina, i nacionalitetit rom, është është kapur në flagrancë duke vjedhur në Gjilan, ka njoftuar policia e Kosovës.

Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 07.07.2022 ka iniciuar rastin ‘Vjedhje’.

Në vazhdën e hetimeve të zhvilluara, me datën 14.07.2022 në bashkëpunim me qytetarët ka arritur që të arrestoj në flagrancë të dyshuarin kosovar rom R.A. (1973) me banim në Prishtinë, i cili në një banesë kolektive kishte arritur të vjedhë disa palë atlete të brendeve të ndryshme.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Gjatë intervistimit është arritur që të sigurohen prova të mjaftueshme se i dyshuari ka kryer edhe disa vjedhje të tjera në qytetin Gjilanit.

Gjërat e vjedhura të konfiskuara nga i dyshuari i janë kthyer pronarëve legjitim.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit me urdhër të të cilit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë, thuhet në njoftimin e policisë.