Krasniqi për Kurtin: I thosha çohu për himn të Kosovës, ngulke këmbë si thiu

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi, ka thënë se Kosova nuk e meriton një mashtrues si kryeministri Albin Kurti.

Ai ka thënë se gjithçka që ka folur Kurti është mashtrim dhe gënjeshtër.

Madje, ai e përmendi rastin kur Kurti nuk çohej në këmbë për antonimin e himnit të Kosovës.

Krasniqi tregoi kur e lutej që të çohej në këmbë për himnin, por pa sukses.

Tash thotë se Kurti mbështjellët me himn e kravata.

“Me Amerikën oshtë zor me u pajtu. Unë nuk pajtohem që nuk meritojmë qekaq. Nuk e meritojnë me ardhë një qeveri që gjithçka çka ka folur na ka mashtruar. Psh. unë kam qenë aty nuk jena çu për himn të Kosovës, çohu bre po çohem, ngulke kom si thiu në akull, s’po çohem, respekt po s’o i mirë as flamuri as himn, tash pështjellët me to”.

“Tani kravatat, unë në Parlament të Kosovës s’kam hyrë pa kravatë. Tash ai edhe në gjumë fle me kravatë. Këto janë simbolika. Krejt çka ka thonë, ama gjithçka ka rrejtë. Nuk shkoj në Bruksel, vrap në Bruksel”, u shpreh ai në T7.