Humb në Durrës një turiste nga Zvicra

Një turiste zvicerane, rreth 65-vjeçe, e cila kishte ardhur për pushime në Durrës, raportohet se ka humbur.

Pronari i hotelit Vollga ku po qëndronte shtetasja zvicerane ka bërë denoncimin e rastit në polici.

65-vjeçarja vuan dhe nga humbja e kujtesës. Ajo kishte ardhur me pushime bashkë me të shoqin.

Kërkohet edhe ndihma e qytetarëve nëse kanë ndonjë informacion të mundshëm për turisten zvicerane.