Tre të vdekur, 1.853 raste të reja me Covid brenda 24 orëve
Tre persona kanë vdekur me Covid gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, derisa 1853 të tjerë kanë rezultuar pozitivë.
Autoritetet shëndetësore kanë bërë apel për bartjen e maskave në ambiente të mbyllura dhe vaksinim.
Kosova po vazhdon të shënojë shtim të rasteve të reja të COVID-19 me tendencë të rritjes ditët në vijim.
Fatkeqësisht sot janë raportuar tri raste të vdekjes nga kjo sëmundje!
Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar.
IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështërsi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes.
Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë të dytë dhe të tretë.

