U varros sot në Malishevë të Gjilanit 36-vjeçari që vdiq në Gjermani
Në Malishevë të Gjilanit është varrosur sot 36-vjeçari nga ky fshat, i cili vdiq tragjikisht në Gjermani.
Senadi humbi jetën para një jave, në një aksident tragjik në Gjermani.
“Njoftojmë të gjithë farefisin, miqtë dhe qytetarët se i dashuri jonë u nda nga jeta më datë 21.07.2022, në moshën 36-vjeçare duke na lënë të pikëlluar dhe në kujtim të përhershëm.
Varrimi do të bëhet ditën e premte, me datë 29.07.2022, me namaz të drekës, në varrezat e fshatit Malishevë”, thuhej në njoftimin e familjarëve.


