Dy të vdekur me Covid gjatë 24 orëve të fundit

Dy persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Covid gjatë 24 orëve të fundit, derisa 1562 raste tjera kanë rezultuar pozitive.

IKSHP ka bërë apel për bartjen e maskave në ambiente të mbyllura dhe vaksinim.

Kosova po vazhdon të shënojë shtim të rasteve të reja të COVID-19 me tendencë të rritjes ditët në vijim.

Fatkeqësisht sot janë raportuar dy raste të vdekjes nga kjo sëmundje!

Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar.

Të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështërsi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen.