Vetura godet këmbësoren në Viti, dërgohet për tretman mjekësor
Policia njofton se dje në Viti një veturë ka goditur këmbësoren, e cila ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.
Njoftimi i plotë i policisë:
Rr. Mustafë Koka, Viti 23.08.2022 – 20:15. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një këmbësori si pasojë e aksidentit viktima femër kosovare ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar.

