Në Gjilan arrestohet edhe një i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 02.09.2022 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e kërkuar Shqiptar Kosovar N.E. (1989).

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan për veprat penale nga Neni 255 i KPRK-së me dënim burgimi prej dy (2) vitesh.

Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.