Drenicaku përfundon në spital, dyshon se gruaja i hodhi diçka në ushqim
Një burrë nga Skënderaj ka përfunduar në spital dhe ai dyshon se shkaktar për këtë është gruaja, e cila, sipas tij, i ka hedhur diçka të dëmshme në ushqim.
Rasti po trajtohet nga policia si ‘ndotja e artikujve ushqimorë që përdoren nga njerëzit apo kafshët’.
Skenderaj 11.09.2022 – 19:00. Viktima mashkull kosovar fillimisht është trajtuar në QKMF e më pas është dërguar në QKUK për tretman. Viktima dyshon se bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare i kishte hedhur diçka të dëmshme në ushqim. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt, thuhet në raportin e policisë. (foto ilustrim)

