Komuna e Tuzit ndanë mjete për kishë e për xhami
Komuna e Tuzit ka ndarë 120 mijë euro për projekte të Bashkësisë Islame të Tuzit dhe Kishës Katolike në Tuz.
Kryetari Nik Gjeloshaj, përmes një postimi në Facebook, njoftoi se Komuna e Tuzit ka ndarë nga buxheti i saj për vitin 2022, 120 mijë euro, 60 mijë për ndërtimin e Shtëpisë Muze të Pater Vinkut në kuadër e Kishës katolike ,,Shën Antoni” në Tuz, dhe 60 mijë të tjera për Mexhlisin e Bashkësisë Islame të Tuzit, për nevojat e ndërtimit të terrenit sportiv në territorin e komunës së Tuzit.
Gjeloshaj thotë se mjetet janë lëshuar në maj gjegjësisht fillim të gushtit dhe tani pritet realizimi i projekteve.
Gjeloshaj ka thënë se Komuna do të vazhdojë të përkrahë çdo projekt i cili i shërben zhvillimit të vendit në çdo drejtim.

