Emocionohet ylli hollivudian, Sharon Stone, falënderon Shqipërinë
Veprimi i Shqipërisë në shenjë ndihme ndaj Italisë ka marrë vëmendje nga shumë personazhe të huaj ku ndër to veçohet edhe ylli hollivudian Sharon Stone, e cila ka ndarë në Insta Story një foto të hershme të anijeve mbushur me shqiptarë, për të shkuar drejt vendit fqinj.
Postimin e ka shpërndarë dr Anila Kalleshi, dieteloge klinike.
Ajo e ka komentuar gjithë situatën aktuale, duke falënderuar vendin tonë për solidarizimin me Italinë, ka thënë Kalleshi.
“30 vjet më parë Italia vendosi t’i ndihmonte. Sot, Shqipëria po dërgon mjekë e infermierë në ndihmë të Italisë. Faleminderit nga zemra Shqipëria”, ka shkruar ylli hollivudian, duke shprehur kështu gjithë mirënjohjen për gjestin e shqiptarëve.
Një reagim që ndoshta nuk pritej, por ndihma e treguar ndaj vendit fqinj në këto momente të vështira duket se ka bërë bujë kudo./mediafokus.info

