Grevistët rrezikojnë të mbetën pa paga, Komunat i dorëzojnë listat

Listat e pagave të punëtorëve të Komunave tashmë janë deponuar në Thesarin e Kosovës, gjëgjësisht në Ministrinë e Financave.

Kërkesa nga Thesari ishte bërë në muajin gusht, por komunat ishin arsyetuar se për shkak të afatit kohor nuk kishin mundur të dorëzojnë listat e përditësuara.

Lajmin për dorëzimin e listave të Pagave e ka bërë të ditur Sazan Ibrahimi, drejtor i Asociacionit të Komunave të Kosovës.

“Listat e pagave tashmë janë dorëzuar nga ana e komunave sepse një praktikë e tillë është obligim ligjor”, ka thënë Ibrahimi për Paparacin.

Dje gjatë një paraqitje për media minsitri Hekuran Murati bëri thirrje sërish komunave të Kosovës që t`i dorëzojnë listat e atyre që janë në grevë dhe për këtë ka thënë se afati ka qenë 10 shtatori.

Ai dje nuk kishte një konfirmim për mediat nëse listat janë dorëzuar, por ka thënë se ky është obligim ligjore.