KGJK miraton raportin e panelit për përzgjedhjen e dy gjyqtarëve në Gjykatën Supreme, Afrim Shala e Milena Djeriq

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin e 295-të, ka miratuar raportin e panelit për përzgjedhjen dy e gjyqtarëve në Gjykatën Supreme të Kosovës.

Në këtë mbledhje me shumicë votash janë avancuar në Gjykatën Supreme gjykatësi Afrim Shala dhe Milena Djeriq, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, KGJK-ja kishte themeluar panelin për shqyrtimin e aplikimeve në përbërje nga Enver Peci, kryetar i Gjykatës Supreme, njëherit edhe kryetar i komisionit, anëtarët e komisionit: Albert Zogaj, kryesues i KGJK-së, Drita Rexhaj, anëtare e KGJK-së, Teuta Ibrahimi, anëtare e KGJK-së dhe Nenad Lazić, gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Anëtarja Ibrahimi, në takimin e sotëm tha se më 13 shtator 2022 është mbajtur intervista e kanditatëve, Afrim Shala, Milena Djeric si dhe Jovica Mitrovic, pas përfundimit të intervistave paneli ka rekomanduar gjyqtarët Shala dhe Djeriç.

Ajo tha se gjykatësi Shala ka treguar rezultat të përgjithshëm në intervistë me 46.6 pikë, vlerësimi i përformances 92 pikë, me shkallën e vlerësimit të shkëlqyeshme dhe gjykatësja Djeriq në intervistë 46.0 pikë, vlerësimi i performances 83.5 pikë , me shkallë të vlerësimit të shkëlqyeshëm, pra të dy janë rekomanduar për gjyqtarë në Gjykatën Supreme.