Një person ndalohet për vjedhje të pyllit, i konfiskohet 1/m kub dru

Një person në Shushicë është ndaluar për vjedhje pylli pasi në automjetin e tij kishte të ngarkuar 1/m kub dru, për të cilat nuk posedonte dokumentacion përkatës.

Fsh. Shushicë 22.09.2022 – 07:45. Njësitë policore kanë ndaluar një automjet me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar, ku në automjet kanë qenë të ngarkuara 1 m³ dru për të cilat i dyshuari nuk posedonte dokumentacion përkatës. Me vendim të prokurorit drutë i sekuestrohen, ndërsa i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë. (foto ilustrim).