Vdes profesori e analisti politik Belul Beqaj

Është ndarë nga jeta profesori universitar dhe analisti politik, Belul Beqaj.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët përmes një njoftimi, ku theksohet se varrimi do të behët sot në orën 13:00.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se më i dashuri ynë Belul Beqaj ndërroi jetë sot më 25 shtator 2022. Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot më 25.09.2022 në ora 13:00, në varrezat e qytetit, Prishtinë (Arbëri). Familja Beqaj”, thuhet në njoftimin e familjes.

Rreth biografisë së Belul Beqajt:

Dr. Belul Beqaj lindi në Prizren më 1957, ku i kreu shkollën fillore dhe gjimnazin.

Ka diplomuar, magjistruar në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Beogradit, përkatësisht në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa ka doktoruar në fakultetin e Shkencave Politike të Universitetit publik të Maqedonisë.

Është autor i dhjetëra punimeve publicistike-shkencore, pjesëmarrës në konferenca të shumta brenda dhe jashtë Kosovës.

Bartës dhe bashkëpunëtor i shumë projekteve hulumtuese në Kosovë dhe jashtë.