Digjet dhoma e hotelit, 60-vjeçari gjendet i vdekur brenda saj

Rreth orës 10:30 është gjetur i pajetë shtetasi Ll. M., 60 vjeç, në një nga dhomat e hotelit në pronësi të tij në Divjakë.

Nga veprimet paraprake dyshohet se gjatë natës aksidentalisht është shkaktuar zjarr në dhomën ku qëndronte 60-vjeçari, i cili për pasojë është asfiksuar dhe më pas është djegur.

Grupi hetimor po punon në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.