Anëtari i PSD-së: Mëkati më i madh i Vetëvendosjes është shndërrimi i saj në LDK

Anëtari i PSD-së, Azdren Shala, ka thënë se Vetëvendosje po bën ‘mëkat të madh’ që po shndërrohet në LDK.

Sipas tij, Vetëvendosjes po vepron njëjtë si LDK-ja në vitet e 90-ta, kur linçonin e bënin propagandë dhe fshehini situatën reale.

Duke u nisur nga kjo, Shala thotë se Kosova duhet të çlirohet nga mendësia LDK-iste.

Shkrimi i plotë i tij:

Mekati me i madh i VETEVENDOSJE-se eshte shnderrimi i saj ne LDK.

LDK-ja viteve 90-ta para problemeve qe kane kerkue zgjidhje, ka lincue njerez dhe ka bere propaganda qe e kane fsheh situaten reale. Edhe sot, eshte e njejta situate, para problemeve qe ka shoqeria, LVV lincon edhe permes mjeteve te propagandes e zhvendos fokusin nga problemet reale qe ka shoqeria.

Kjo i bjen qe, Kosoves i duhet edhe nje clirim, e ai eshte clirimi nga mendesia LDK-iste. Ne te kunderten, progresi ne kete shoqeri mbetet vec shprese qe nuk realizohet kurre.