Dy vetura digjen në parkimin e QKUK-së
Dy vetura janë djegur në parkimin e QKUK-së. Rasti është cilësuar ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.
QKUK, Prishtinë 07.10.2022-14:40. Dy ankuesit meshkuj kosovar kanë njoftuar se iu janë djegur veturat të cilat kanë qenë të parkuara në parkim. Njëri nga viktimat ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor. Në vend ngjarje kanë dal njësitet përkatëse, thuhet në njoftimin e policuisë.

