Një vdekje tjetër aksidentale nga traktori

Një person në Prizren ka pësuar lëndime nga traktori, derisa ishte duke punuar dhe nuk ka mundur të mbijetojë.

Rasti është cilësuar ‘vdekje aksidentale’.

Vdekjen nga traktori e ka gjetur edhe një person tjetër në Podujevë.

Prizren 09.10.2022 – 14:43. Viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, pasi që dyshohet se nga pakujdesia është rrokullisur me traktor. Viktima është dërguar në emergjencë, por ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes  dhe janë duke hetuar rastin, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, thuhet në njoftimin e policisë (foto ilustrim).