4 vdekje të dyshuara në Kosovë brenda 24 orëve

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë raportuar katër vdekje të dyshuara, në Prishtinë, Prizren, Pejë, Zubin Potok.

Tri prej viktimave, janë meshkuj, ndërsa një tjetër është femër.

Prishtinë  13.10.2022 – 07:55. Viktima mashkull kosovar në rrethana deri më tani të panjohura është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Prizren, 11-13.10.2022 – NN. Më 13.10.2022 është  raportuar se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete. Njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekësia ligjore të cilët me vendim të prokurorit trupin e pajetë e kanë dërguar për obduksion.

Pejë 13.10.2022 – 09:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekësia ligjore të cilët me vendim të prokurorit kanë marrë trupin e pajetë për obduksion.

Zubin Potok – NN. Është  raportuar  se  viktima,  mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente policore si dhe mjekësia ligjore, të cilat me vendim të prokurorit e kanë dërguar trupin për obduksion në IML, thuhet në njoftimin e policisë (foto ilustrim).