Mësoni si të dukeni më e re në mënyrë natyrale

Përpara se të aplikoni maskën e mëposhtme në fytyrë , duhet ta kontrolloni fillimisht në pjesën e brendshme të krahut. Në rast se nuk ka pasur reagim negativ nga maska ​​gjatë ditës, do të mund ta aplikoni lirshëm në fytyrë.

Këtu janë përbërësit për recetën, si dhe udhëzime të hollësishme për ekzekutimin dhe përdorimin e saj

Përbërësit e recetës

1 deri në 2 tableta aspirinë

Pak ujë

1 lugë çaji mjaltë

Ekzekutoni recetën

Shkrini pluhurin e aspirinës në një tas qelqi.

Shtoni disa pika ujë dhe përzieni.

Më pas shtoni një lugë çaji mjaltë dhe përzieni mirë të gjithë përbërësit.

Përdorimi i saj

Aplikojeni maskën në një fytyrë të pastër dhe mbajeni për rreth dhjetë minuta.

Pas kësaj lani fytyrën me ujë.

Në fillim të trajtimit duhet ta përdorni këtë maskë 2-3 herë në javë.

Më vonë do të jetë e mjaftueshme vetëm një herë në javë.

Pas dhjetë ditësh, do të vini re rezultate fantastike: lëkura e fytyrës tuaj do të restaurohet, inflamacioni dhe njollat ​​do të zhduken dhe poret do të fshihen.

Nuk do ta shihni efektin e plotë të kësaj maske menjëherë, por 3-4 orë pas aplikimit.

Jini të durueshëm, përdorni rregullisht dhe lëkura juaj do të jetë e pastër dhe me shkëlqim si kurrë më parë!/abcnews.al