Arrestohet personi i kërkuar për vuajtje dënimi prej 100 ditësh burgim
Policia në Gjilan, me datën 20.10.2022 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore, ka arrestuar personin e kërkuar shqiptar kosovar S.D. (1986).
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan me dënim burgimi prej njëqind (100) ditësh për veprën penale ‘’Vjedhje’’ nga neni 313 i KPRK-së.
Pas përfundimit të procedurave, ai është dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave, thuhet në njoftim.

