E godet vajzën me shuplakë, arrestohet babai i dhunshëm
Një person në Ferizaj është arrestuar për dhunë në familje pasi i ka rënë shuplakë vajzës së tij të mitur.
Vajza ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa babai i saj është dërguar në mbajtje.
Ferizaj 24.08.2022 – 19:43. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti e ka goditur me shuplakë vajzën e tij (të mitur) – viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë (foto ilustrim).

