Ibrahim Halil Shabani – tinejgjeri i rrugës së Prishtinës në luftën e Pashtrikut
Sabedin Sherifi
Ibrahimi, djali i Halilit dhe Sherides ishte shumë i ri kur u përballë me dhunën e pushtuesit serb në Kosovë.
Burgosja e tre vëllezërve dhe marrja në biseda infomative të babait dhe nënës, ishte kulmi kur Ibrahimi mori vendimin për t’u larguar jashtë vendit, drejt migrimit.
Deri sa ishte në Kosovë, si nxënës në shkollë të mesme, Ibrahimi ishte viktimë e krimeve serbe të helmimit të fëmijëve shqiptarë (1989/90).
Ende pa mbushur njëzet vjet ai merr rrugën drejt Gjermanisë konkretisht në Hamburg.
Nëna Sheride ishte kundër largimit të tij, por Ibrahimi i premtoi nënës se një ditë do të kthehet në Kosovë, ashtu si ajo dhe baba Halili do të donin që ai do ktheje si ushtar i Kosovës.
Fillimi i luftës në Kosovë Ibrahimin e gjeti në demonstrata të përditshmen që organizoheshin nga shqiptarët në Gjermani, por kjo sikur për të nuk mjaftonte.
Në një mëngjes të 15 qershorit të vitit 1998 ai mori rrugën drejt frontit të luftës në Kosovë.
Kalimi i kufirit ishte një sfidë shumë e rrezikshme pasi që pushtuesi kishte vendosur mijëra trupa në kufirin shqiparo-shqiptar.
Hyrja triumfale në zonën e Dukagjinit e më vonë në zonën e Pashtrikut/Nishor të Therrandës, për një djalë të ri dhe pa përvojë lufte, ishte shumë sfiduese, por falë angazhimit të jashtëzakonshëm dhe gatishmërisë të përhershme, ai merr detyra të rëndësishëm nga komanda si ishte detyra e snajperistit.
Kjo detyrë shumë delikate dhe shumë e rrezikshme iu besua falë angazhimit dhe besimit të krijuar nga komandantët e tij.
Me kalimin e kohës, nga komanda ai do caktohej në një detyrë edhe më të vështirë si ishte ajo komunikimit/ndërlidhjes.
Kjo detyrë ishte dhe është gjithmonë e ndjeshme për ata që njohin artin ushtarak. Në komunikim shërbejnë gjithmonë ushtarët më të besuar.
Zhvillimet e luftimeve të përditshme dhe humbja e shokëve në beteja për Ibrahimin shtonin edhe më shumë motivin për luftë deri në çlirimin e Kosovës.
Fundi i luftës Ibrahimin e gjeti në istikamet bashkë me shokët e luftës. Ai në qershor të vitit 1999 u kthye në Gjilan tek familja e tij.
Ai mbajti premtimin që i kishte bërë nënës Sheride dhe babait Halil.
Nga pasojat e luftës, Ibrahimi pësoi lëmdime të përhershme të njerit vesh dhe lëndime të nyjesë së këmbës e cila fatkeqësisht edhe pas operimit në Hamburg rezulton pa sukses.
Ibrahimi ashtu si invalid lufte bëri punë të ndryshme për të krijuar të mira materiale për familjen e tij.
Lëndimet e pa rikuperueshme ia vështirësonin shumë punën që bënte. Shumicën e kohës e kalonte duke kërkuar mjekim në institucione të ndryshme mjekësore.
Aplikimi për invaliditetit të luftës dhe përgjegjja që mori nga komisioni mjekësor ishte më shumë se dëshprues për një djalë të ri që kishte lënë jetën luksoze për lirinë e vendit të tij
Komisioni mjekësor kishte vlerësuar vetëm me 15% invaliditet humbjen e dëgjimit të njerit vesh dhe lëndimin e pa rkiperueshëm të nyjes së këmbës.
I dëshpruar thellë në shoqërinë e vendit të tij Ibrahimi mori një rrugë, atë të migrimit.
Ai këtë rrugë nuk e deshi kurrë, por nevoja për të mbajtur familjen e shtrengoi për t’u larguar.
Ibrahimi u kthye prapë në vendin ku kishte gjetur strehim para shumë viteve.


