Kërkohet ndihmë për Lavdim Bulliqajn, i duhen mbi 20 mijë euro për shërim jashtë vendit
Lavdim Bulliqajt nga Stanoci i Epërm i Vushtrrisë duhet ndihmë financiare për shërim jashtë vendit, përshkak të pamundësisë që familja të mbuloi shumën që duhet për trajtimin e tij e që kap shifrën prej 24 mijë eurosh, janë detyruar që të dërgojnë apel për ndihmë.
Kjo është bërë e ditur nga familjarë e të afërm, dhe gjithashtu është shpërndarë nga rrjete sociale ku kërkohet ndihmë që të mundësohet trajtimi i tij jashtë vendit.
Siç bëhet e ditur Lavdimi është diagonostifikuar me Diagnoza: Tu expansivum intramedullaris Paraparesis, dëshmi kjo e ofruar nga të afërm të tij ku shihet edhe referimi jashtë SHSKUK-së (Shih dokumentin bashkangjitur në vijim).
Ne pamundesi te perballjes dhe mbulimit te shumes prej 24.668.00 Euro pèr trajtimin dhe kryerjes se operacionit ne Itali.Kemi mbetur te detyruar te kerkojme mbeshtetjen financiare te familjarève,migève dhe njerezve bamires.” shkruan në njoftimin e familjarëve.
Të gjithë ata që mund ta ndihmojnë Lavdimin mund ta bëjnë përmes llogarisë së postuar në vijim, apo kontaktit në numrit 044 295 848.

