Gjenden të vdekur një burrë në Klinë dhe një grua Pejë

Një burrë në Klinë dhe një grua në Pejë janë gjetur të vdekur në shtëpitë e tyre.

Rastet po hetohen nga policia.

Klinë 19.11.2022 – 12:02. Raportohet se në shtëpinë e tij viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Mjekësia ligjore ka bërë tërheqjen e trupit të viktimës. Rasti është duke u hetuar.

Pejë 19.11.2022 – 12:50. Raportohet se në shtëpinë e saj viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.