Avokati i Thaçit: Prokuroria në Hagë po mbështetet në shkrimet e gazetës Bota Sot

Në parashtrimin e tij lidhur me deklarata e rrejshme të disa dëshmitarëve, avokati i Hashim Thaçit e ka përmendur edhe gazetën Sot.

Sipas Gregory Keohes, Prokuroria e Specializuar në Hagë, i ka përdorur si prova disa tekste të kësaj gazete.

“Mbrojtja vëren se gjatë një seance të mbajtur më 22 shkurt 2022, për të mbështetur aplikimin e gjerë të protokollit për kontakt me dëshmitarët, Prokuroria është mbështetur në një artikull të gazetës Sot të datës 3 nëntor 2022, i cili akuzonte në mënyrë të rreme Mbrojtjen Thaçi se kishte rekrutuar disa ish-anëtarë të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës. Duke pasur parasysh deklaratën e z. Smith për diplomatët në dhjetor 2020, Mbrojtja kërkon konfirmimin se Prokuroria nuk është mbështetur në provat e [REDAKTUR] në asnjë parashtrim ex parte”, thuhet në parashtrimin e avokatit të Thaçit, transmeton nacionale.

Detaje tjera në lidhje me këtë artikull, nuk janë bërë të ditura.

Avokati i Thaçit ka kërkuar që të nxjerrën të gjitha detajet lidhur me dëshmitë e këtyre dëshmitarëve, të cilët thuhet se kanë lidhje edhe me Shërbimin Sekret Serb.

Sipas parashtrimeve të deritashme, një dëshmitar është paraqitur në Hagë duke pretenduar se Thaçi e Veseli i kishin blerë nga Serbia dosjet të cilat më pas arritën në zyret e OVL-UÇK-së.

Më vonë ai e kishte pranuar se këto dëshmi janë të rrejshme, dhe ishte ndikuar nga një tjetër person që del se ka lidhje me BIA-n serbe.