Grabitja e armatosur në Gjilan, shikojeni se si punëtori e neutralizon hajnin (VIDEO)

Marketi ‘Tina’ në Gjilan mbrëmë ka qenë cak i një grabitjeje të armatosur.  Punëtorët e marketit arritën ta ndalnin derisa Policia intervenoi dhe e arrestoi. I njëjti tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Ndërkohë Dukagjini ka publikuar pamjet nga momenti i grabitjes, ku shihet konfrontimi i punëtorëve të marketit me Ismajlin.

Kujtojmë që me t’u përfunduar procedurat policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që i dyshuari të ndalohet për 48 orë.