Moti: Sot bie borë në Kosovë

Java fillon me rënie të temperaturave dhe reshje bore të hënën. Në pjesën e dytë të javës rritje e ndjeshme e temperaturave.

12.12 – Kryesisht me vransira, kohëpaskohe me riga lokale shiu, që më vonë gjatë ditës shndërrohen edhe në reshje bore.

13.12 – Pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell.  Në mëngjes ngrica.

14.12 – Herët në mëngjes mundësi pë reshje të dobëta bore.  Ditën kryesisht vranët dhe kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu.

15.12 – Vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell.

16.12 – Kryesisht me vransira.  Kohëpaskohe me reshje shiu, me më shumë mundësi në perëndim të vendit.

Temperaturat në fillim të javës zbresin në 4C e 3C, maksimalet, e minimalet deri në -4C.  Deri të premten shënojnë rritje deri në 13C maksimalet, e minimalet në 7C.

Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-8m/s, e nga dita e mërkurë ndryshon drejtimin në juglindore.

Shtypja atmosferike pëson rënie të thellë nën vlera normale në fundjavë.