Qeni kafshon një grua, arrestohet pronari i tij

Një grua është sulmuar nga një qen në Gjakovë, ndërkohë që policia ka arrestuar pronarin.

I dyshuari është liruar pas intervistimit, ndërsa viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

Njoftimi i plotë i policisë:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM/Rr. Asonis Beci, Gjakovë 17.12.2022 – 13:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që qeni i tij kishte sulmuar viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.