‘Planeti i gjelbër’ – premierë në Teatrin e Gjilanit

Teatri i Gjilanit, më 26 dhjetor sjellë premierën ‘Planeti i Gjelbër’ nga Arife Haliti, me regji të Natyrë Kallabës, skenografi të Bekim Korçës e kostume të Eleonora Gagicës.

Aktorë: Gëzim Bucolli, Qëndrim Kqiku, Kreshnik Berisha e Kenan Gurgurovci.

Fabula e shfaqjes është kjo: Një shkencëtar bashkë me dy fëmijë kurreshtarë vihen para një detyre të madhe – ta shpëtojnë planetin nga ndotja e ajrit.

Ngjarja vjen përmes tregimit fantastik të narratorit të shfaqjes.

Shfaqja rekomandohet për fëmijët e shkollës fillore nga klasa e I-V.