Arrestohet për kontrabandë me migrantë një person në Gjilan
Një person në Gjilan është arrestuar për kontrabandë me migrantë, pasi është kapur duke transportuar migrantë nga Sudani dhe Siria.
SPMK, Gjilan (NN) 27.12.2022, 23:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij kishte pasur shtatë persona migrantë nga Sudani dhe Siria të cilët kishte qenë duke i transportuar në pjesën lindore të Kufirit me Serbinë. Pa intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa personat janë dërguar në Qendrën për migrantë në Vranidoll, thuhet në njoftimin e policisë.

