Një burrë hidhet nga ndërtesa, nuk dihen arsyet

Një burrë i moshës së mesme është hedhur nga ndërtesa, ndërsa ende nuk ka dijeni për arsyet dhe se si ka ndodhur ngjarja.

Kjo ndodhi tragjike ka ndodhur në kompleksin e ndërtesave të “Nastel”-it pranë bulevardit 8 Shtatori, përcjell Klan Macedonia.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen procedurat e nevojshme, ndërsa detaje më të hollësishme do të japin gjatë ditës së nesërme.