Veturën e rentës e jep për borxh

Një person në Ferizaj është arrestuar për shpërdorim të pasurisë së huaj pasi veturën e marrë me qira e ka dhënë për shlyerje borxhi.

Rr. Sali Qeku, Ferizaj 18.12.2022 – 19:20. Në lidhje me rastin, më 13.01.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti kishte marr një veturë me qira dhe të njëjtën veturë ia kishte dhënë një personi tjetër në mënyrë që të shlyente një borxh. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.