Sot prezantohet një draft-statut për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe
Fondacioni Friedrich Ebert (FES) në Prishtinë sot prezanton draft-statutin për “Asociacionin e Komunave në të cilat Komuniteti Serb i Kosovës është Shumicë”.
Ky draft-statut është i hartuar nga kjo organizatë në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP) dhe pritet të prezantohet në orën 13:30.
Në 23 vitet e pranisë në Kosovë, Zyra Friedrich-Ebert-Stiftung në Prishtinë ka kontribuar në diskutime publike dhe politikëbërje për shumë çështje të ndryshme politike, ekonomike dhe sociale.
“Si pjesë e programin tonë, ne synojmë ta forcojmë Kosovën si partner për paqen dhe sigurinë në rajon dhe ta mbështesim agjendën e saj politike të përkushtuar për integrimin në BE. Vitin e kaluar, ne bashkuam forcat me Institutin Evropian të Paqes (EIP) dhe organizuam një seri të përbashkët të seminare në vitin 2022 për çështjet e pazgjidhura të normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Nëpërmjet këtyre seminare që diskutuam dhe trajtuam çështjet dhe sfidat më urgjente në lidhje me zbatimin e marrëveshjes së parë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila i parapriu hartimit të Statutit”, njofton Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung (FES).
Çka është Asociacioni i komunave të Kosovës?
Asociacioni i komunave të Kosovës funksionon në Kosovë si organizatë joprofitabile e themeluar për t’i përfaqësuar dhe për t’u shërbyer interesave të anëtarëve të saj, gjegjësisht komunave të Kosovës. Pjesë e këtij Asociacioni janë 34 komuna të Kosovës. Kuvendi ka 126 anëtarë dhe përbëhet nga të gjithë kryetarët e komunave dhe nga një këshilltar i zgjedhur për secilin nga dhjetë këshilltarët komunalë dhe përfaqësues nga komunitetet jo-shumicë në kuvendet e komunave. Misioni i këtij Asociacionit është të krijojë qeverisje lokale efikase, të qëndrueshme dhe demokratike përmes përpjekjeve të përbashkëta me komunat dhe përmes tyre të arrihet një performancë e kualitetit të lartë në shërbimin e nevojave për anëtarët e saj.

