Mijëra familje varen nga asistencat sociale
Vendet e Ballkanit Perëndimor janë vende të varfra, ndërsa, përveç parametrave të tjerë ekonomikë, këtë e tregojnë edhe statistikat e pranuesve të ndihmës sociale, shkruan trtballkan.
Dhjetëra mijëra familjeve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut janë shfrytëzues të ndihmave sociale, në bazë të ndryshme.
Sipas Institutit të Statistikave të Shqipërisë, mbi 63 mijë familje janë nën mbrojtje sociale nga shteti, bazuar në të dhënat e tremujorit të tretë të vitit 2021.
Në Maqedoninë e Veriut, nga ana tjetër, rreth 36 mijë familje pranojnë asistencë sociale nga shteti mbi baza të ndryshme.
Maqedoni e Veriut 36.000
Kosovë 22.980
Ndihma shtesë gjatë pandemisë
Pandemia e Covid-19 dhe rritja e çmimeve në periudhën e kaluar, ka prekur veçanërisht shumë shtresat më të brishta të shoqërisë, ata më të varfrit. Shtetet e rajonit janë përpjekur që nëpërmjet disa pakove sociale t’u dalin në ndihmë kësaj kategorie të qytetarëve.
Përveç masave të tjera, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë dhënë edhe shtesa mbi ndihmën sociale për familjet e prekura.

