Një person në Novobërdë arrestohet për dhunë në familje
Një person në Novobërdë është arrestuar nën dyshimin për dhunë në familje, pasi ka shtyrë viktimën dhe si pasojë ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Novobërdë 04.02.2023 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se e ka shtyrë viktimën mashkull kosovar i cili është rrëzuar dhe si pasojë ka pësuar lëndime trupore, lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor, poashtu është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftim.

