Gjilan: Konfiskohen 17 patentë shoferë brenda një jave

Policia në Gjilan, gjatë periudhës kohore 03.02.2023-09.02.2023 ka shqiptuar 1095 gjoba për kundërvajtësit e trafikut rrugor.

Po ashtu janë hetuar 5 aksidente të komunikacionit me dëme materiale, 10 aksidente me të lënduar si dhe janë konfiskuar 17 patentë shoferë, thuhet në njoftim.