PD inkurajon kryeministrin që t’i pranojë marrëveshjet e viteve 2013-2015, përfshirë njohjen

Partia e Drejtësisë konsideron se, pasiqë gjashtë pikat e kryeministrit të vendit, përfshirë njohjen reciproke të dy shteteve para zbatimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe, nuk arritën të mbështeten me rezolutë të Kuvendit të Kosovës, gjatë negociatave të nesërme kryeministri i vendit nuk duhet të hezitojë me pranimin e zbatimit të marrëveshjeve të viteve 2013 e 2015, si obligime paraprakisht të marra shtetërore, por duhet të kërkojë me vendosmëri që në planin e zbatimit të Marrëveshjes, të jetë si pikë e fundit edhe pika me këtë përmbajtje:

“Çdo pikë e këtij Plani të veprimit do të jetë e plotfuqishme dhe e obligueshme për zbatim nga palët, tre muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes, në momentin e verifikimit nga ana e BE-së të përmbushjes së të gjitha parakushteve për zbatimin e suksesshëm të tyre, përfshirë njohjen e shtetësisë së Kosovës nga ana e të gjitha shteteve të BE-së”  thuhet në komunikatën e PD-së.