Në rajonin e Gjilanit konfiskohen 36 patentë shoferë brenda një jave
Policia në Gjilan, gjatë periudhës kohore 24.02.2023-02.03.2023 në vazhdën e implementimit të planeve operative ,,Siguria në trafikun rrugor’’ dhe “Sezoni dimëror” ka realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna.
Në kuadër të këtyre planeve njësitet e komunitetit nga Stacione Policore të Drejtorisë Rajonale të Gjilanit edhe gjatë kësaj jave kanë mbajtur ligjëratë nëpër shkolla fillore me temën ,,Siguria në trafikun rrugor’’ ku pjesëmarrës në këto ligjërata është një numër i madh i nxënësve të cilët njoftohen me rregullat dhe marri njohurit e duhura për sjelljet në trafik.
Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar njëmijë e dyqind e tridhjetë e një (1231) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.
Po ashtu në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në hetimin e tetë (8) aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale, tetë (8) aksidenteve me të lënduar, një (1) aksidenti me fatalitet.
Ndërkohë janë konfiskuar tridhjetë e gjashtë (36) patentë shoferë, thuhet në njoftim.

