Vdekje e dyshuar në Lipjan
Një person është gjetur pa ndjenja në shtëpinë e tij, në Lipjan, ku pasi dërgohet në QKUK konstatohet vdekja e tij. Policia e ka cilësuar si vdekje e dyshimtë.
Njoftimi i plotë i policisë:
VDEKJE E DYSHUAR
Lipjan 07.03.2023 – 12:50. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa ndjenja në shtëpinë e tij.
Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe pastaj rreth orës 21:30 kanë raportuar se i njëjti kishte ndërruar jetë. Rasti mbetet për t’u hetuar.

