Vozitësi pa patentë shofer tejkalon në vijë të plotë

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, falë bashkëpunimit me mediat dhe qytetarë, ka pranuar një foto në të cilën shihet një automjet duke tejkaluar në vijë të plotë, me të cilin veprim ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe ka rënë ndesh me rregullat e trafikut.

Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor Gjilan, përmes veprimeve operative ka arritur që të identifikojë kundërvajtësin i cili nuk posedonte fare patentë shofer.

Ndaj tij, nga ana e zyrtarëve policorë janë ndërmarrë veprime konform ligjit për rregullat e trafikut rrugor, thuhet në njoftim.