Arrestohet një person pasi e rrahu nënën dhe motrën

Policia njofton se në person në Mitrovicë është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës dhe motrës së tij.

Noftimi i plotë i policisë:

Mitrovicë 18.03.2023 – 21:30. Raportohet se është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i mitur pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës dhe motrës së tij femra kosovar e duke iu shkaktuar lëndime trupore.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Në konsultim me prokurorin pas intervistimit i dyshuari është liruar , rasti shkon në procedurë të rregullt.