21 migrantë kapen në një automjet në Kosovë

Policia ka ndaluar një automjet në rrugën Prishtinë-Mitrovicë ku ka hasur në 21 migrantë.

I dyshuari, drejtues i automjetit është arrestuar, ndërsa migrantët janë duke u trajtuar nga njësia përkatëse.

KONTRABANDIM ME MIGRANT

Rr. Prishtinë-Mitrovicë (NN) 25.03.2023 – 01:25. Njësitë policore kanë ndalur një automjet me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, gjatë kontrollës në automjet janë hasur njëzet e një (21) migrantë, shtetas të huaj. Migrantët janë duke u trajtuar nga njësitë përkatëse. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. (foto ilustrim)