Raportimet për arrestimin e Valdrin Sahitit – Flet avokati i tij
Nga dita e djeshme është raportuar se disenjatori i njohur shqiptar, Valdrin Sahiti, është arrestuar në Turqi për posedim të paautorizuar të narkotikëve.
Mirëpo, avokati i disenjatorit Sahiti, Besnik Berisha, tha për Gazetën Insajderi se kjo nuk është e vërtetë.
Avokati Berisha tha se klienti i tij Valdrin Sahiti ka pasur vetëm një keqkuptim me çantën të cilën e kishte harruar në aeroplan.
“Nuk është e vërtetë që ai është arrestuar. E vërteta është se ai është intervistuar për çantën të cilën e kishte harruar në aeroplan dhe është sqaruar me autoritetet turke dhe nuk ka asnjë çështje të ngritur kundër tij në shtetin e Turqisë dhe aq më pak për posedim të paautorizuar të substancave narkotike siç është raportuar”, tha Berisha.
Tutje, ai tregoi se Sahiti ka vazhduar pastaj për Dubai.
“Pastaj ai ka vazhduar për Dubai”, përfundoi Berisha.
